Hasani: Situata aktuale gjeopolitike ka prodhuar shumë sfida që kërkojnë vëmendje e adresim

schedule13:39 - 6 Tetor, 2023

schedule 13:39 - 6 Tetor, 2023

Ministri Hasani deklaratë të përbashkët për shtyp me homologen gjermane dhe Komisionerin Varhelyi

Në përfundim të takimit të ministrave të jashtëm të Procesit të Berlinit në Tiranë, Ministri Hasani u shpreh se ky ishte ministeriali i fundit në serinë e tre ministerialeve që i paraprijnë Samitit në Tiranë.

” Ky ishte ministeriali i fundit në serinë e tre ministerialeve që i paraprijnë Samitit në Tiranë. Këto takime, ngjarje të rëndësishme që zhvillohen për herë të parë në një vend të rajonit tonë.

Ato zhvillohen në një moment veçanërisht të rëndësishëm për BP dhe Evropën. Situata aktuale gjeopolitike ka prodhuar shumë sfida që kërkojnë vëmendje e adresim. Kërkojnë po ashtu angazhim të fortë, jo vetëm të rajonit, por edhe të BE

Krahas sfidave, kjo situatë ka prodhuar edhe një vullnet të ri politik, që ka përforcuar angazhimin e BE-së me rajonin tonë. Ky vullnet shprehet edhe në këto takime, sigurisht edhe Samiti pas pak ditësh.  Samiti dhe tri Ministerialet, mundësi për të diskutuar se çfarë forme mund të marrë ky angazhim. Çfarë forme mund të marrë mbështetja e BE për rajonin në kushtet aktuale

Procesi i Berlinit mbështetet në 3 shtylla: 1. Perspektiva evropiane, 2. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve, 3. Përmirësimi i performancës ekonomike të rajonit. Samiti i këtij viti do të fokusohet kryesisht në shtyllën e tretë. Në tryezë janë disa propozime që do të përmirësojnë ndjeshëm zhvillimin ekonomik të rajonit. Propozimet janë plotësisht në linjë me Planin e Rritjes të propozuar nga Von Der Leyen.

Duhet investuar për ngushtimin e hendekut në zhvillimin ekonomik që ekziston mes BP dhe BE. Kjo ndihmon në përgatitjen e ekonomive tona për integrim në tregun e përbashkët të BE. Energjia dhe transporti, dy sektorë kyç në axhendën e këtij viti të Procesit të Berlinit

Përtej këtyre dy fushave, kemi punuar për nisma konkrete edhe në sektorë të tjerë. Këto nisma na ndihmojnë të integrohemi në disa politika të tregut të përbashkët të BE. .Qëllimi është që rigjallërimi i procesit të integrimit të konkretizohet me masa që janë të prekshme nga qytetarët. Masa që përgatisin ekonomikisht vendet tona për anëtarësim në BE”. tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!