Ushqimet që duhet të hani pas të 50-tave

schedule07:50 - 6 Tetor, 2023

schedule 07:50 - 6 Tetor, 2023

Nëse jeni mbi 50 vjeç, me siguri keni vënë re se ushqimi ju ndikon pak më ndryshe sesa kur ishit më të rinj. Me kalimin e moshës, nevojat tona ushqyese ndryshojnë dhe shprehja “ju jeni ajo që hani” bëhet më e rëndësishme se kurrë më parë.

Gratë shohin se nivelet e estrogjenit bien me menopauzën, gjë që çon në një ulje të masës kockore dhe një nevojë në rritje për ushqime të pasura me kalcium që mund të ndihmojnë në parandalimin e osteoporozës. Dhe si për gratë ashtu edhe për burrat, trupat humbasin aftësinë për të prodhuar insulinë , duke çuar në çekuilibër të sheqerit në gjak dhe zhvillimin e mundshëm të diabetit të tipit 2. Metabolizmi ngadalësohet gjithashtu, veçanërisht pas moshës 60-vjeçare – që do të thotë se ushqimet me kalori kanë më shumë gjasa të shkaktojnë shtim në peshë.

Dietologët sugjerojnë që njerëzit mbi 50 vjeç duhet të marrin këto ushqime në dyqanet ushqimore.

Erëza si majdanoz, shafran ose rozmarina

Për shkak se kripa mund të kontribuojë në presionin e lartë të gjakut, Dr. Nina L. Blachman , një mjeke geriatre ën NY, sugjeron kufizimin e kripës sa më shumë që të jetë e mundur. “Në vend të kripës, unë rekomandoj t’i shijoni ushqimet me erëza,” tha ajo.

Fasule

Sipas nutricionistes Tara Tomaino, fasulet janë një mundësi e shkëlqyer për njerëzit mbi 50 vjeç.

“Fasulet janë një burim i shkëlqyer i fibrave, si dhe proteinave me bazë bimore. Fibrat janë një lëndë ushqyese kryesore për shëndetin e zemrës, menaxhimin e sheqerit në gjak dhe kontrollin e peshës.”

Gjizë me pak yndyrë

Në rast se nuk e keni dëgjuar, gjiza po bën një rikthim të madh, tha Tomaino, është një opsion i shkëlqyeshëm për njerëzit mbi 50 vjeç.

“Ky ushqim proteinik është një zgjedhje e shkëlqyer për çdo vakt të ditës”

Zarzavate me gjethe jeshile

Zgjidhni nga zarzavatet tuaja të preferuara me gjethe, Tomaino sugjeron: spinaq, lakër jeshile, dhe madje edhe brokoli.

“Këto perime janë të larta në fibra, hekur, magnez, kalium dhe kalcium, të cilat janë të gjitha vendimtare për shëndetin e zemrës. Zarzavatet me gjethe janë gjithashtu të ulëta në karbohidrate dhe kalori, duke i bërë ato një shtesë të shkëlqyer për dietën nëse po përpiqeni të menaxhoni peshën dhe sheqerin në gjak.

Frutat e Pyllit

Të gjitha llojet e manave, duke përfshirë luleshtrydhet, boronicat dhe manaferrat, janë të mbushura me përfitime shëndetësore për njerëzit mbi 50 vjeç.

“Ato janë të pasura me antioksidantë, të cilët ndihmojnë në zbutjen e inflamacionit dhe i japin trupit veti antikancerogjene”, tha Tomaino.

Salmon

Salmoni, është një ushqim kryesor për njerëzit mbi 50 vjeç për shkak të përmbajtjes së tij omega-3, tha Tomaino.

Frutat e thata

Bajamet, arrat, farat e lirit dhe farat chia janë të pasura me yndyrna të shëndetshme për zemrën, fibra dhe lëndë ushqyese thelbësore, shpjegoi dietologia Marine Melamed . “Ato mund të ndihmojnë në ruajtjen e niveleve të kolesterolit të shëndetshëm, të mbështesin shëndetin e tretjes dhe të ofrojnë një burim të proteinave me bazë bimore,”.

Kuinoa dhe oriz kaf

Drithërat integrale janë një tjetër mundësi e shkëlqyeshme për personat mbi 50. “Kinoa, orizi kaf, gruri dhe tërshëra janë të pasura me fibra dhe karbohidrate komplekse”, tha Melamed. “Ato sigurojnë energji të qëndrueshme, ndihmojnë në tretje dhe ndihmojnë në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak, duke reduktuar rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve metabolike.”