Mbeten edhe tre kuti në Prishtinë: Sa vota ka secila parti

schedule12:03 - 7 Tetor, 2019

schedule 12:03 - 7 Tetor, 2019

Komisioni Qendror Zgjedhor nuk ka përfunduar ende pasqyrimin e votave për Prishtinën.

Kjo komunë ka 247 vendvotime, ndërsa janë pasqyruar 244 prej tyre ose 98.79 për qind e totalit të votave.

Në bazë të numërimit të këtyre votave, deri më tani prin Lëvizja Vetëvendosje me 37.24 për qind, apo 37 mijë e 229 qytetarë i kanë dhënë votën LVV-së deri më tani.

Të dhënat e fundit sipas KQZ për Prishtinën

E dyta deri më tani radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me 32.50 për qind, apo 32 mijë e 500 qytetarë e kanë votuar këtë parti.

Në vendin e tretë radhitet Partia Demokratike e Kosovës me 15.46 për qind, apo 15 mijë e 446 qytetarë kanë votuar për këtë parti.

Kurse koalicioni AAK-PSD deri më tani ka marrë 7.62 %, apo 7 mijë e 617 qytetarë e kanë votuar këtë subjekt. /abcnews.al/