Mumtas Dhrami tregon vendimin e rëndësishëm: Dua që krijimtarinë time më të mirë t’ia fal qytetit të Gjirokastrës

schedule16:49 - 6 Tetor, 2023

schedule 16:49 - 6 Tetor, 2023

Skulptori i mirënjohur, Mumtas Dhrami foli emisionin “Pas Mesnate” në ABC News dhe për qytetin e lindjes, Gjirokastrën. Ai zbuloi se sa ka ndikuar ky qytet në krijimtarinë e tij, duke theksuar se ka marrë një nismë shumë të veçantë. Dhrami ka vendosur që krijimtarinë e tij t’ia fal këtij qyteti, por duhen fonde për restaurimin.

Sipas artistit, shumë skulptura kanë nevojë për disa elementë në mënyrë që të ruhen në gjendje të mirë.

“Gjirokastra të bën vetë artistë, mjafton që të kesh disa embrione dhe pastaj është qyteti që të edukon. Janë njerëzit që të edukojnë, janë shumë të mirë, shumë të edukuar. Madje, më kujtohet që në një vit të caktuar, Gjirokastra kishte më shumë inteletektual se çdo qytet tjetër. Kjo është një dhunti e një qyteti që ka kulturë, ka damarë. Unë kam një objeksion tani, e kam përzemër. Dua që krijimtarinë time më të mirë t’ia fal qytetit të Gjirokastrës. Kemi gjetur miratimin me bashkinë e qytetin dhe jemi në kërkim të sallës, të fondeve sepse një punë duhet restauruar, një punë duhet tonuar bukur, një punë mund të derdhet në bronz. Pastaj këto duhen amballazhuar, transportuar, të gjitha janë të lidhura me fondet. Unë mund t’i fal qytetit punët e mia, por nuk mund të futen të gjitha sepse disa janë të mëdhaja, disa janë të dëmtuara, do prishen. Madje, në Galerinë e Arteve është një transport që kam bërë unë duke gjuajtur, gjatë transportit e kanë marrë ata punëtorët dhe i kanë thyer grykën e pushkës. Në atë gjendje nuk ekspozohen dot, duhen restauruar. Deri tani më duket utopi, vetëm nga këto vështirësi që mund të krijohen dhe nga ajo refuzimi që mund të gjesh”, tha ai./abcnews.al