“Është mëkat që nuk fituan ndaj Dortmund”, “legjenda” e Milan: Tani duhet fitore ndaj PSG

schedule13:36 - 5 Tetor, 2023

schedule 13:36 - 5 Tetor, 2023

Rastet ishin të shumta, por goli nuk erdhi. “Kuqezinjtë” e Milan nuk shkuan më shumë se barazimi, 0 me 0, mbrëmjen e së mërkruës në “ferrin” e Borussia Dortmund, me “djajtë” e Milanos, që tashmë rrezikojnë seriozisht kualifikimin për në fazën tjetër të UEFA Champions League.

Të shumtë ishin ata që mendojnë se Milan meritonte fitoren, në “Signal Iduna Park” e mes tyre është dhe ish-“arkitekti” holandez i mesfushës, Clarence Seedorf, i cili pasi analizon përballjen ndaj Dortmund shprehet se tashmë 3 pikë janë një detyrim në sfidën ndaj PSG.

“Milan tani ka besim dhe përvoja e vitit të kaluar në Champions League do të sjellë më shumë vetëdije dhe qetësi. Sipas mendimit tim, “kuqezinjtë” janë më të pjekur.Derbi mund ta ketë përgatitur ekipin, duke i bërë djemtë të mendojnë për të marrë situatën në dorë e për të filluar përsëri, por dje nuk tregoi kurajë. Mund të kishte qenë më i guximshëm.

Tani i duhet të marrë rezultat në Paris, por është mëkat që nuk doli me pikë të plota nga Dortmundi. Për disa momente mendova se Pioli kërkoi të mos pësonte e të shënonte me kundërsulm”,- u shpreh ish-mesfushori “tulipan”. /i.m /abcnews.al