Barcelona arriti një fitore me fat, mbrëmjen e së mërkurës, teksa në “Estadio do Dragao” mposhti vendasit e Porto, me rezultati minimal, 0 me 1, pas golit të shënuar nga “fantazisti” spanjoll, Ferran Torres, në fundin e pjesës së parë.
Mirëpo, jo gjithçka ka shkuar “vaj” për “katalanasit” e teknikut Xavi, teksa në minutën e 34’-t të sfidës, “bomberi” polak, Robert Lewandowski u detyrua të lërë fushën e blerë, pas një dëmtimi të pësuar, i cili në dukje të parë ishte goxha i rëndë.
Zëvendësimi i tij ngriti alarmin në Barcelonë, kjo për shkak se Lewandowski ka treguar në disa raste se mund t’u rezistojë dhimbjeve dhe për këtë arsye shumëkush mendoi menjëherë se ishte diçka serioze, teksa gjithçka do të zbulohet në orët e ardhshme, kur ai t’i nënshtrohet analizave. /i.m /abcnews.al