Rezolutë për tensionet në veriun e Kosovës/ Çupi: Ngjarje e rëndësishme që do donte vëmendjen e Shqipërisë

schedule13:36 - 4 Tetor, 2023

schedule 13:36 - 4 Tetor, 2023

TIRANË- Më 12 tetor, Kuvendi i Shqipërisë pritet të mbajë një seancë të posaçme për ngjarjet e zhvilluara në veri të Kosovës, si pasojë e të cilave mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku nga sulmi i terroristëve serbë.

Kjo temë u diskutua nga deputetja e PD në lidhje live me “Tirana Live” në ABC News. Ajo tha se e përshëndet këtë unifikim, pasi për Shqipërinë Kosova është “dhimbja, krenaria dhe ndjenja më e madhe”.

“Do përshëndesja dakordësinë e arritur për mocionin e së enjtes për Kosovën. Është ngjarje e rëndësishme që do donte vëmendjen e Shqipërisë. Kosova është dashuria, ndjenja dhe dhimbja jonë dhe nuk und të kishte asgjë më të rëndësishme se sa mbështetja e rezultues që është miratuar në Kosovë. Natyrisht, ndihem mirë që u dakordësua data është javën e ardhme për të miratuar rezolutën e propozuar nga PD. Është rezolutë që mbështet rezolutën e miratuar nga Kosova.  Asgjë nuk ma më shumë prioritet se kjo që tregojmë mbështetjen ndaj Kosovës”, theksoi deputetja e Partisë Demokratike.

Ndonëse nuk kanë ende një rezolutë të unifikuar, Gazment Bardhi tha në përfundim të Konferencës së Kryetarëve, se do të punohet drejt një qëndrimi unifikues./ n.m. abcnews.al