TIRANË – Më 12 tetor, kuvendi i Shqipërisë pritet të mbajë një seancë të posacme për ngjarjet e zhvilluara në veri të Kosovës.
Ndonëse nuk kanë ende një rezolutë të unifikuar, Gazment Bardhi tha në përfundim të Konferencës së Kryetarëve, se do të punohet drejt një qëndrimi unifikues.
“Qëndrimi i përbashkët ka qenë të dilet me një qëndrim. Kreu i komisionit të jashtëm dhe nënkrytari do të punojnë gjatë ditëve për një draft të unifikuar.
Ka patur diskutime mbi kohën kur duhet të zhvillohet mocioni. Kemi theksuar se është cështje urgjente, që duhet të hyjë në axhendë një orë e më parë. Në përfundim është rënë dakord për seancë të posacme dedikuar kosovës. Koha e debatit të jetë rreth 5 orë.
Gjatë këtyre ditëve do bëhet përpjekje për të arritur me një rezolutë të përbashkët. Republika e Shqipërisë duhet të jetë e unifikuar me Republikën e Kosovës, përfshi edhe kërkesën e tyre për një hetim ndërkombëtar.” u shpreh ai./abcnews.al