Ukraina aplikoi për anëtarësim në bllok më pak se një javë pasi Rusia pushtoi Ukrainën dhe udhëheqësit e BE-së pranuan Ukrainën si kandidate për t’u anëtarësuar.
Në atë kohë, Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Europian, tha se ishte një moment historik dhe një “ditë e mirë për Europën”. Sipas burimeve për Politico, udhëheqësit po përgatiten t’i japin Kievit dritën jeshile për të filluar bisedimet zyrtare për anëtarësimin në bllok.
Kandidatët e BE-së duhet të përmbushin standardet për gjendjen e ekonomisë dhe sferës së tyre politike, duke përfshirë një përkushtim ndaj sundimit të ligjit dhe parimeve të tjera demokratike.
/abcnews.al