Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Thomas Szunyog zhvilloi sot një vizitë në veri të vendit, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, në Banjskë të Zveçanit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Szunyog u shprehse të dyja palët duhet të japin kontribut në uljen e tensioneve.
“Në një vizitë në veri të Kosovës, dëgjova qëndrime nga perspektiva të ndryshme për situatën aktuale në terren. Zhvillimet e fundit janë një kujtesë e ashpër dhe tragjike e asaj që është në rrezik për njerëzit që jetojnë në veri të Kosovës, për sigurinë e të gjitha komuniteteve të saj dhe për rajonin e gjerë.
Theksova rolin dhe rëndësinë që kanë akterët lokal në kontributin në uljen e tensioneve në këtë moment kritik”, shkroi ai në platformën X.
In a visit to northern ??, I heard different voices&perspectives on the current situation on the ground.The latest developments are a stark&tragic reminder of what is at stake for the people who live in northern #Kosovo,for the safety of all its communities& for the wider region.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) October 3, 2023