Roscosmos zbulon arsyen pse u rrëzua anija kozmike Luna-25

schedule15:24 - 3 Tetor, 2023

schedule 15:24 - 3 Tetor, 2023

Anija kozmike ruse Luna-25 u rrëzua për shkak të mosfunksionimit të sistemit të saj të kontrollit në bord, tha të martën agjencia shtetërore hapësinore Roscosmos. Luna-25, misioni i parë i Rusisë në Hënë në 47 vjet, pësoi një fund të palavdishëm më 19 gusht.

“Komiteti ndërinstitucional është duke përfunduar punën për të gjetur problemet që pësoi Luna-25 në orbitën hënore. Është përcaktuar se Luna-25 ka të ngjarë të jetë rrëzuar për shkak të mosfunksionimit të sistemit të kontrollit në bord, si rezultat i dështimit të një pajisje përshpejtuesi në BIUS-L (instrumenti matës i shpejtësisë)”, thuhet ndër të tjera në një deklaratë të Roscosmos.

Pas rezultateve të punës së tij, komisioni do të nxjerrë rekomandime për masa shtesë për misionet e mëvonshme hënore për të përjashtuar përsëritjen e incidenteve të tilla.