Parlamenti i Armenisë ratifikoi sot Statutin e Romës, traktatin që themeloi Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
“60 deputetë votuan për ratifikimin e Statutit të Romës të GJNP-së dhe miratimin e deklaratës për njohjen e juridiksionit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe 22 votuan kundër”, tha kryetari i Parlamentit Alain Simonyan.
Tani dokumenti do t’i dërgohet Presidentit të Armenisë për nënshkrim.
Vendimi pritet të hyjë në fuqi për 60 ditë.
/abcnews.al