Vret të atin me çekiç dhe e hedh trupin në liqen

schedule14:50 - 24 Dhjetor, 2017

schedule 14:50 - 24 Dhjetor, 2017

Krimi i rëndë brenda familjes ka ndodhur në Shkozë të Tiranës dhe autori i dyshuar është 28 vjeçari Selman Alija, tashmë në pranga.

 

 

 

Një konflikt brenda familjes ka përfunduar në një vrasje makabre. Djali ka vrarë babain. Krimi i rëndë është regjistruar në Shkozë të Tiranës. Autori I dyshuar është Selman Alija, 28 vjeç, tashmë i arrestuar për veprën penale “Vrasje për shkak të rrethanave familjare”, pasi ka qëlluar për vdekje me çekiç, të atin 74 vjeçar dhe trupin ia ka hedhur në liqen.
Konflikti atë-bir ka ndodhur mbrëmjen e 22 dhjetorit, në oborrin e banesës së tyre, në Shkozë. Dyshohet se Selman Alija e ka goditur babain e tij disa herë me çekiç në kokë, duke i shkaktuar vdekjen.
Më pas e ka ngarkuar trupin e të atit në makinën e tij Wolgsvagen dhe e ka çuar në liqenin e Farkës, ku e ka hedhur në ujë.
Policia ka gjetur kufomën si dhe çekiçin me të cilin dyshohet të jetë kryer krimi./abcnews.al