Shkrumbohet nga flakët magazina e fabrikës së miellit në Laç, pronari: 40 mijë euro dëm, zjarrfikësja erdhi për 5 minuta

schedule10:42 - 3 Tetor, 2023

schedule 10:42 - 3 Tetor, 2023

Rreth orës 11 të mbrëmjes së kaluar në magazinat e fabrikës së miellit në Laç ka rënë një zjarr me përmasa të mëdha. Menjëherë janë lajmëruar zjarrfikësit dhe policia e Kurbinit të cilët kanë mbërritur në vendngjarje.

Me ndërhyerjen e zjarrikësve është bërë e mundur të izolohet zjarri në disa pjesë të fabrikës së miellit, ndërsa janë shkrumbuar sasi të medha mielli, misër dhe nënprodukte.

Sipas pronarit të fabrikës Tonin Loci shkak i rënjes së zjarrit është një shkendije elektrikë, ndërsa objekti është i pajisur me kamera sigurie, ç’ka mund të ndihmojë grupin hetimor për zbardhjen e plot të rënjes së zjarrit. Dëmi i shkaktuar sipas pronarit kap vlerën e 40 milion lekëve.

“Mbrëmë në orën 11 të darkës, këtu më ka ra zjarr nëpërmjet korrentit, sepse unë kam kamerat. Me thënë të drejtën kur erdha këtu, erdha shpejt, nuk kishim asnjë lloj mundësie. Hapa kamerat dhe flakët nisën nga korrenti.

Lajmërova policinë dhe për 5 minuta ka ardhur zjarrfikësja, ka rrezikuar kanë hyrë mes flakëve dhe kanë arritur të neutralizojnë flakët.

Brenda është djegur çdo gjë, mall dhe makineri. Unë nuk kam bërë një shumë, por besoj mbi 30-40 mijë euro dëm.

Kam disa punëtor të siguruar, sepse kam edhe fabrikë të paketimit të kripës, jam i rregullt në çdo aspekt me shtetin” tha ndër të tjera ai./abcnews.al