Sulmuesi i talentuar i Chelsea, Tammy Abraham, vazhdon të impresionojë në kampionatin anglez. Pak ditë më parë, bomberi mbushi 22-vjeç, por luan si një futbollist që ka vite në Premier League. Ky është sezoni i tij i parë në elitën e futbollit anglez dhe menjëherë është bërë protagonist.
Tammy Abraham is on ??? in the Premier League:
? 8 games
⚽️ 8 goals#UCL pic.twitter.com/in0Fc0p2Cc— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) October 6, 2019
Deri më tani, Abraham ka luajtur të gjitha ndeshjet e Chelseat në Premier League dhe ka një rekord të jashtëzakonshëm. Në tetë sfida me Blutë e Londrës, anglezi ka shënuar 8 gola, një mesatare e frikshme. Edhe sot, në takimin kundër Southampton, Abraham gjeti golin, duke i hapur udhë suksesit 1-4 të Bluve të Londrës. Një lojtar me një të ardhme të ndritur./abcnews.al