Kukësi-Vllaznia është ndeshja e fundit e javës së shtatë në Kategorinë Superiore. Dy ekipet do të zbresin në fushë prej orës 17:00, ndërkohë që trajnerët Shpëtim Duro dhe Mirsad Jonuz kanë vendosur për titullarët. Verilindorët kanë një sulm të frikshëm, me Shkurtajn që mbështetet nga Abazaj, Gavazaj dhe Rroca. Nga ana tjetër Vllaznia aktivizon sërish Shtubinën në sulm. Rikthehet Malota titullar pas dëmtimit, kurse Gligorov do luajë si sulmues i majtë.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 7
E shtunë, më 5 tetor, ora 17:00
Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan
Kukësi-Vllaznia
Kukësi: Xhika, Kitanovksi, Teqja, Obanor, Kotobelli, Musolli, Limaj, Rroca, Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro
Vllaznia: Sherri, Gurishta, Malota, Shehi, Marku, Krymi, Ramadani, Hygor, Gligorov, Lika, Shtubina, Trajner: Mirsad Jonuz.
/abcnews.al