Starova: Na mungon fati, sot do flisnim ndryshe!

schedule16:16 - 6 Tetor, 2019

schedule 16:16 - 6 Tetor, 2019

Sulejman Starova, trajneri i Laçit, pas ndeshjes me Bylisin foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport: “Krijuam raste edhe në pjesë të parë. Është e vështirë ndaj një ekip që mbrohet fort me gjithë ekipin. Sërish krijuam dy tre raste, me Xhixhën që nuk dha topin e fundit. Pati edhe Teco e Domgjonoi. Më vjen keq që skuadra nuk u shpërblye me fitore. Është hera e tretë që nuk po i afrohemi dot kryesuesve. Do ishte çliruese edhe për anën psikologjike”

“Nuk kemi vuajtur nga mënyra e lojës, këtë e them me bindje. Mund të kishim katër pikë më shumë dhe kuptohet ku të çojnë. Shikoni del Skënderbeu i pari, me humbje të thella me Vllazninë dhe Bylisin. Ky është kampionati. Luajtëm drejt, bëmë presing, i provuam të gjitha. Të krijosh kaq shuam raste është e vështirë. Luajmë mirë, por jemi pafat. Meritonim tre pikët”.

“Jam i detyruar të analizoj këto javë kampionati. Mendoj se skuadra ka luajtur mirë gjithë kohën, edhe ju e keni parë. Kemi humb dy raste të mira në Vlorë dhe me Kukësin, luajtëm shumë mirë me Partizanin. Kur nuk jemi te pretenduesit, atëherë dalin gjëra të tjera. Idetë janë të qarta. Luajmë mirë, nuk lejojmë kundërsulmet, krijojmë raste. Me pak fat do flisnim ndryshe. Vetëm rezultatet mungojnë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!