Atalanta dhe Juventus u ndanë në barazim 0-0 ditën e djeshme. Bergamezët ishin tepër të rrezikshëm dhe ktë e tregojnë shifrat dhe rastet, teksa krijuan më shumë lojë dhe u desh një mrekulli e Szczesny për të mbajtur Juventusin në lojë.
Një meritë e padiskutuar që Atalanta e mbylli ndeshjen pa pësuar gol ishte padyshim e Berat Gjimshitit, qendërmbrojtësit shqiptar, i vlerësuar me notën 6,5.
“Limiton Kean në të jgithë mënyrat e lejuara, në qendër të mbrojtjes ka gjetur stabilitet dhe shkëlqim. Me kokë është i rrezikshëm në çdo goditje këndir, në një rast tremb bardhezinjtë”, shkruajnë mediat italiane./ h.ll/abcnews.al