Roma rikthehet te fitorja pas dy javësh dhe bind me rezultatin 2-0 ndaj Frosinones, me miqtë që pësuan disfatën e parë pas pesë përballjesh, në takimin e raundit të shtatë të Serie A.
Kjo përballje rezultoi shumë e luftuar, megjithatë Roma ia doli që të zhbllokonte sfidën në minutën e 22’ me Lukakun, që shënoi pas asistimit të dhuruar nga Dybala.
Ndeshja vazhdoi më rezultatin 1-0 deri në minutën e 83’, kur Pellegrini shënoi golin e dytë për Romën pas asistimit të Dybala.
Pas javës së shtatë të Serie A, Roma renditet në vend të 12-të me tetë pikë, teksa Frosinone renditet në vend të dhjetë me nëntë pikë./h.ll/abcnews.al