Autorja Lindsey Anderson Beer zbuloi së fundmi se po punon për një skenar për filmin e animuar të vitit 1942 Bambi për një audiencë më moderne.
“Dua ta sjell atë në jetë për fëmijët e sotëm në një mënyrë që ata të mund të lidhen më shumë me të,” tha Anderson Beer.
Duke u futur në detaje rreth mënyrës sesi do ta modernizonte Bambin për ta bërë atë më të afërt me fëmijët e sotëm, ajo tha se filmi do të trajtojë vdekjen e nënës së Bambit ndryshe.
“Nuk dua të zbuloj paraprakisht, por për trajtimin e vdekjes së nënës, mendoj se disa fëmijë, disa prindër janë më të ndjeshëm këto ditë se sa në të kaluarën. Dhe mendoj se kjo është një nga arsyet pse nuk ua kanë treguar fëmijëve të tyre”, ka thënë ky shkrimtar.
Kujtojmë se Disney ka qenë më parë nën kritika për ndryshimet e fundit në klasikët e animuar, të tilla si marrja e aktores me ngjyrë si Ariel në versionin e ri të “Sirenës së vogël” dhe Borëbardhës, në të cilën shtatë xhuxhët u zëvendësuan nga krijesa politikisht korrekte të të gjitha gjinitë./abcnews.al