Anglia ndalon pirunët, thikat dhe pjatat plastike

schedule09:20 - 1 Tetor, 2023

schedule 09:20 - 1 Tetor, 2023

Ndalimi i produkteve me përdorim të vetëm si pirunët, thikat, pjatat dhe tepsitë plastike në Angli do të hyjë në fuqi më 1 tetor.

Qeveria britanike po përgatitet të ndalojë këto produkte plastike njëpërdorimshme në mënyrë që të reduktojë ndotjen e mjedisit. Megjithatë, kjo praktikë nuk do të mbulojë produktet plastike të përdorura nga supermarketet ose ushqimet që servisohen në paketa nga restorantet.

Bizneset që vazhdojnë të furnizojnë me plastikë të ndaluar njëpërdorimshme pas datës 1 tetor, mund të gjobiten dhe t’i nënshtrohen inspektimit nga autoritetet vendore.

Ndërkohë që ndalime të ngjashme janë zbatuar në Skoci, në vitin 2020 në Angli u ndaluan pipat plastike për një përdorim, përzierësit dhe kunjat për pastrimin e veshëve me përmbajtje plastike.

Skocia ndaloi produktet plastike njëpërdorimshme vetëm për bizneset në qershor 2022.

Në Uells, një ligj i ngjashëm u miratua në dhjetor 2022, por disa pjesë të zbatimit mund të mos hyjnë në fuqi deri në vitin 2026.

Vetëm 10 për qind e plastikës njëpërdorimshme riciklohet

Në Mbretërinë e Bashkuar, të dhënat tregojnë se rreth 1,1 miliardë pjata plastike për një përdorim dhe 4,25 miliardë takëme pirunësh dhe lugësh përdoren çdo vit, ndërsa vetëm 10 për qind e tyre që riciklohen pas përdorimit.

Bashkimi Evropian (BE) ka prezantuar rregullore të reja në vitet e fundit për të reduktuar sasinë e mbetjeve plastike dhe ka ndaluar produkte plastike si pjatat, pirunët, gotat dhe pipat njëpërdorimshme në vitin 2021.