Paul Pogba dhe Manchester United vazhdojnë të kenë një raport të tensionuar mes tyre. Deklaratat e lojtarit dhe insistimi për t’u larguar nuk i kanë pëlqyer drejtuesve të klubit, teksa nuk po gjendet as akordi për zgjatjen e kontratës. Mesfushorit francez i përfundon kontrata me “Djajtë e kuq” në verën e vitit 2021 dhe rinovimi është ende larg.
Sunday Mirror raporton se United ka refuzuar kërkesat e “çmendura” të 26-vjeçarit. Pogba kërkon një rrogë prej 30 milionë eurosh në sezon. Ai fiton për momentin një rrogë prej 290 mijë sterlinash në javë!
Aktualja nuk i mjafton dhe kampioni i botës kërkon më shumë para. Klubi anglez është kategorikisht kundër kësaj rritje dhe e ardhmja e lojtarit mbetet ende e paqartë. /abcnews.al