Largohet Bejzade, te Laçi rikthehet “strategu” i Superiores

schedule21:16 - 29 Shtator, 2023

schedule 21:16 - 29 Shtator, 2023

Humbja e fundit ndaj “bluve” të Dinamo i ka dhënë fund “aventurës” së teknikut, Skerdi Bejzade në stolin e “kurbinasve” të Laçit, teksa deri më tani arriti të grumbullojë vetëm 7 pikë, në 7 javët e para të kampionatit.

Largimi i Bejzades i ka lënë “vendin”, një “legjende” mes teknikëve shqiptarë dhe ai është Mirel Josa, me 60-vjeçarin që është rikthyer pas një viti e gjysmë në pankinë e “bardhezinjve” të Superiores.

Trajneri 5 herë kampion i Shqipërisë bëhet kështu trajneri i tretë i “kurbinasve” këtë edicion, duke konfirmuar kështu krizën e thellë, në të cilën ndodhet skuadra e Laçit, në këtë fillim të sezonit. /i.m /abcnews.al