Gabriel Omar Batistuta ishte një sulmues madhështor dhe një ndër golashënuesit më të frikshëm në historinë e futbollit. Batigol shënoi pafund me Fiorentinën e tij, golat e tij ia lehtësuan rrugën drejt titullit Romës dhe numëron 10 rrjeta të tundura në tre Botërorë të zhvilluar me Argjentinën.
Vetëm Leo Messi ka shënuar më shumë se ai te kombëtarja albiceleste. 50-vjeçari i famshëm është gati të nisë karrierën e trajnerit. Batistuta ka kryer disa kurse në Coverciano gjatë vitit të fundit dhe ka marrë licencën për të nisur rrugën e trajnerit.
Corriere dello Sport raporton se Batigol i ka kërkuar Cesare Prandellit të bëhet pjesë e stafit të tij. Për ta nisur në fillim si ndihmës dhe për të mësuar nga italiani sa më shumë sekrete nga profesioni i ri. /abcnews.al