Tre tamponë radhazi negativë, Fiorentinës i rikthehet trajneri Prandelli

schedule21:34 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 21:34 - 4 Dhjetor, 2020

Fiorentina po kalon një moment shumë të vështirë në Serie A. Vetëm 8 pikë në 9 javë kampionat, vendi i katërt nga fundi dhe katër javë pa fitore në kampionat.

Ekipi nga Firence pret në fushën e vet Genoan të hënë në mbrëmje dhe në stol do të drejtohet nga Cesare Prandelli. Trajneri rezultoi pozitiv me Covid-19 ditën e martë, teksa ka kryer tre tamponë radhazi pas infektimit.

Me anë të një komunikate zyrtare, Fiorentina deklaron se të tre përgjigjet kanë dalë negative, 63-vjeçari është shëruar plotësisht dhe do të jetë në pankinë në takimin e ditës së hënë, një sfidë që duhet fituar me çdo kusht nga Ribery me shokë. /abcnews.al