“Mbreti këmbëbretkosë”, 15 përralla jo të zakonshme holandeze vijnë në shqip, shkrimtarja ndan detajet

schedule10:20 - 29 Shtator, 2023

schedule 10:20 - 29 Shtator, 2023

“Mbreti këmbëbretkosë” është libri me 15 përralla jo të zakonshme holandeze, që vijnë në gjuhën shqipe.

Përralla bën fjalë për një mbret që e ka pasion, ai ushqehet vetëm me këmbë bretkose. Atij i pëlqejnë kaq shumë, sa që i ha një herë në javë. Në një farë mënyre pëson një lloj dënimi, pasi shndërrohet vetë në bretkosë.

Të ftuara në “ABC e Mëngjesit”, shkrimtarja Janneke Schotveld dhe përkthyesja Albana Shala, kanë ndarë detaje rreth këtij libri, të cilin duhet ta lexojnë jo vetëm fëmijët, por dhe moshat e mëdha.

 “Prandaj janë përralla moderne se unë doja që në një farë mënyre, që ndryshe nga përrallat klasike të reflektojnë realitetin në të cilin jetojmë. Për shembull, gjithmonë mendohet që princi është ai që e shpëton princeshën, kurse në këto përralla është princesha që vjen e shpëton princin me biçikletë, jo me kalë.

Unë nuk di të vizatoj vetë, por më pëlqejnë shumë punët që kanë realizuar ilustratorët dhe i bëjnë nder imagjinatës sime”, u shpreh shkrimtarja./abcnews.al