VIDEO/ Atletico vazhdon fitoret në La Liga, “los colchoneros” triumfojnë ndaj Osasuna në transfertë

schedule23:26 - 28 Shtator, 2023

schedule 23:26 - 28 Shtator, 2023

“Los colchoneros” e Atletico Madrid kanë arritur të sigurojnë fitoren e radhës, në La Liga, teksa në përballjen e javës së 7, ndaj Osasuna mposhtën me këta të fundit, me rezultatin e pastër, 0 me 2.

Nga 1 gol në secilën pjesë mjaftuan për djemtë e Diego Simeone, me të parin që erdhi në minutën e 20’ të sfidës, nga “fantazisti” francez, Antoine Griezmann, ndërsa për golin e dytë përgjegjës ishte Riquelme, në minutën e 81’-të të ndeshjes.

Me këtë rezultat, “bardhekuqtë” e Atletico Madrid ngjiten në vendin e 5-të të renditjes, me 13 pikë, 1 më pak se Bilbao e vendit të 4-t dhe 1 më shumë se Sociedad i vendit të 6, ndërsa Osasuna mbetet në vendin e 14 me 7 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: