Për herë në historinë e vendit, qeveria e Suedisë ka urdhëruar diskolimin e forcave të armatosura në rrugë, pas përshkallëzimit të dhunës në vend nga bandat.
Në një fjalim të enjten, kryeministri Ulf Christerson njoftoi se ai synon të zgjerojë ushtrinë. “ Suedia nuk ka parë kurrë diçka të tillë më parë, asnjë vend tjetër në Evropë nuk ka parë diçka të tillë ”, theksoi kryeministri suedez.
Tre persona u vranë vetëm ditën e djeshme. Gjatë këtij muaji viktimat janë me dhjetëra, e shumica prej tyre kanë qenë kalimtarë të rastit që janë identifikuar gabimisht nga autorët.
Përpara fjalimit Christerson kishte thirrur shefin e ushtrisë për të diskutuar se si forcat e armatosura mund të ndihmojnë policinë të përballet me valën e paprecedentë të krimit . Të premten ai do të ketë një takim me Komandantin Suprem të Forcave të Armatosura dhe shefin e Policisë.
Përfshirja e ushtrisë në luftën kundër krimit do të ishte një hap shumë i pazakontë për Suedinë, thekson Associated Press./abcnews.al