Calabria me rekord negativ, i vetmi në Europë

schedule09:26 - 6 Tetor, 2019

schedule 09:26 - 6 Tetor, 2019

Fatmirësisht Milani një ditë më parë fitoi me përmbysje kundër Genoa-s, në një ndeshje që pati shumë zhvillime. Plot katër kartonë të kuq të marrë, dy prej tyre jashtë fushës së blertë. Davide Calabria nga Milani u ndëshkua dhe ka vendosur rekord.

Mbrojtësi i kuqezinjve është bërë i vetmi lojtar në “Top-5” ligat europiane që ka marrë dy kartonë të kuq deri më tani. Sigurisht një tregues jo për t’u krenuar për Calabria, i cili është një produkt i Milanit dhe këtë sezon është aktivizuar në gjashtë ndeshje si titullar.

Mbrojtësi 22-vjeçar e ka marrë kartonin e parë të kuq në ndeshjen kundër Hellas Verona, në minutën e 94-t. Ndaj Genoa-s u ndëshkua me të verdhin e dytë në të 79’ dhe e la Milanin me një lojtar më pak. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!