Në orën 21:30, në “Estadio El Sadar”, vendasit e Osasuna do të përballen me “bardhekuqtë” e Atletico Madrid, në përballjen e vlefshme për javën e 7-të të Kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga, ku objektivi i djemeve të teknikut, Diego Simeone është vetëm fitorja.
Tekniku Jagoba Arrasate e ka rreshtuar skuadrën e tij, me formulën 4-3-3, ku në portë është Fernandez e para tij në mbrojtje Areso, Catena, Garcia e Cruz. Treshja e mesfushës përbëhet nga Oroz, Torro e Ibanez, ndërsa sulmi është besuar “tridentit”, Avila-Budimir-Mojica.
Në krahun tjetër, tekniku Diego Simoene i ka vendosur në fushë djemtë e tij, me formulën e zakonshme 5-3-2, ku në portë është vendosur si zakonisht slloveni, Jan Oblak. Në krahët e mbrojtjes janë Lino e Molina, me qendrën që mbulohet nga Hermoso, Witsel e Gimenez. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes, Saul-Koke-Llorente, ndërsa sulmi përbëhet nga “fantazisti” francez, Antoine Griezmann dhe “bomberi” spanjoll, Alvaro Morata. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: