Zgjedhjet në Kosovë, gazetarja: Në veri vëzhguesit e OSBE-së shoqërohen nga sigurimi

schedule09:15 - 6 Tetor, 2019

schedule 09:15 - 6 Tetor, 2019

Në orën 7:00 të mëngjesit ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet në Kosovë. Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Prishtina, gazetarja e ABC News, Blerat Dalloshi Berisha, tha se gjithçka ka shkuar në rregull deri më tani.

Më herët, KQZ njoftoi se të gjitha qendrat e votimit janë hapur në kohë, në përjashtim të disa vendvotimeve. Gazetarja tha se bëhet fjalë për vendvotimet në Zveçan dhe Leposaviç, ku ka pasur përplasje mes komisionerëve serbë për mënyrën e votimit.

“Më vonë u mor vesh se mes komisionerëve serbë në Zveçan dhe Leposaviç ka pasur telashe për shkak të mënyrës së votimit, por që është eliminuar ndërkohë”, tha Blerta Dalloshi Berisha.

Ndërkohë, në qendrën e votimit në shkollën “Faik Konica” pritet të votojë edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Në veri të Kosovës mësohet se vëzhguesit e OSBE-së janë të shoqëruar me forca sigurie.

“Në veri të Kosovës mësohet nga burime të ABC News se vëzhguesit e OSBE-së janë bashkë me sigurim. Ndodh për herë të parë që të jenë të shoqëruar nga sigurimi. Për herë të parë ndodh që të ketë edhe numër të madh prokurorësh. Gjithashtu edhe policia është në nivel gatishmërie”, tha gazetarja e ABC News./abcnews.al