Vrasjet e zbardhura të Tafanit/ Laert Haxhiu organizator i të gjitha krimeve

schedule15:55 - 28 Shtator, 2023

schedule 15:55 - 28 Shtator, 2023

Kreu dhe organizator I 6 vrasjeve të zbardhura nga dëshmia e Artan Tafanit, është I shumëkërkuari Laert Haxhiu.

Ata rezultojnë se kanë marrë pjesë në 4 prej këtyre ngjarjeve.

Nga dëshmia e 39 vjeçarit Tafani, është faktuar se ata ishin vrasësit e Çajup Selimin, Fridman Xhaferajn, Alban Semakun dhe Albi Bashaliun.

Ndërsa në Greqi, janë vrarë Lulzim Qorri dhe Dikens Halili, të ndodhura në 2018 dhe në 2021.

Biznesmeni Çajup Selimi u ekzekutua në Tepelenë në hyrje të banesës së tij në qershor të 2021.

Për vrasjen e tij, kanë bashkëpunuar 6 persona.

Një ditë më pas, anëtarët e grupit, kryejnë një tjetër vrasje. Ekzekutuan me breshëri plumbash Fridman Xhaferaj në Korçë. Trupi I viktimës në atë kohë u gjet 12 ditë më vonë, në rezervuarin e Gjançit. Për këtë vrasje, morën pjesë 7 persona.

Vrasja tjetër e zbuluar nga Tafani është edhe ajo e Alban Semakut, në 17 tetor të 2021. Ai u gjet i vrarë në breg të lumit Shkumbin, pak muaj pasi kishte dalë nga burgu. Në këtë krim morën pjesë tre persona, Laert Haxhiu, Artan Tafani dhe Lulzim Spahija.

Ngjarja kriminale e radhës, është vrasja e Albi Bashaliut në 27 dhjetor të 2021. u qëlluam me breshëri plumbash sapo zbriti nga makina për të shkuar në kafe. Krimi ndodhi në fshatin Gjoçaj të Peqinit. Policia thotë se shkak ka qenë hakmarrja pasi i vëllai, Leonard Bashaliu, vrau Ylber Xhahysën.

Laert Haxhiu dhe Artan Tafani, janë autor edhe të pesë rasteve të shkatërrimit të pronës me eksploziv. Një prej këtyre ngjarjeve të zbardhura është edhe shpërthimi me tritol në dyqanin e babait të këngëtarit Rigels Rajku, njohur si Noizy në qershor të vitit të kaluar në Durrës.

TABELAT

RASTET E SHKATERRIMIT TE PRONES ME EKSPLOZIV

Në banesën e Arjan Aliço

Në banesën e Erion Çoku

Në dyqanin e Bashkim Rajku

Në banesën e Bujar Turku (2 raste)

AUTORET E VRASJES SE ÇAJUP SELIMIT

Laert Haxhiu

Artan (Marjus) Tafani

Erisiano Abedini

Lulzim Spahija (Arapi)

Ligor Romacka

Bujar Abedini

AUTORET E VRASJES SE FRIDMAN XHAFERAJ

Laert Haxhiu

Artan (Marjus) Tafani

Lulzim Spahija (Arapi)

Ligor Romacka

Maringlen Topuzi

Bledar Berberi

Idriz Manej

AUTORET E VRASJES SE ALBAN SEMAKU (ELTON MERMALI)

Laert Haxhiu

Artan (Marjus) Tafani

Lulzim Spahija (Arapi)

AUTORET E VRASJES SE ALBI (DIJONIST) BASHALIU

Laert Haxhiu

Artan (Marjus) Tafani

Lulzim Spahija (Arapi)

Lorenc Lala (alias Ilir Lamberti, alias Kristian Lala)

Enriko Xhahysa

Bledar Berberi /abcnews.al