Skandal nga tifozët e Atletico Madrid, kërcënojnë me vdekje 8-vjeçaren se kishte veshur fanellën e Vinicius

schedule11:43 - 28 Shtator, 2023

schedule 11:43 - 28 Shtator, 2023

Kanë kaluar vetëm pak muaj që tifozët e Atletico Madrid kanë varur një kukull me fanellën e Vinicius nga një urë në Madrid dhe sërish janë bërë kryefjalë me një tjetër veprim të shëmtuar.

Ylli brazilian i Real Madrid është sulmuar sërish nga tifozët e Atletico Madrid nëpërmjet një vajze të vogël 8-vjeçare.

Atletico fitoi derbin e Madridit ndaj Realit me shifrat 3-1 dhe duket se kjo ndeshje do të vazhdojë në prokurori. Kjo pasi para ndeshjes, një vajzë 8-vjeçare e cila kishte veshur fanellën e Vinicius Jr është kërcënuar e ngacmuar nga tifozët e Atletico.

Nëna dhe tezja e saj raportuan fjalët kërcënuese të tifozëve në fjalë ku thanë “Largohuni nga këtu ose do ta vrasim vajzën e mallkuar”.

Çështja shkoi në La Liga dhe prej andej në prokurori. Gazeta “El Mundo” vëren se La Liga i ka këto pamje. Silvia, tezja e së miturës ka folur në emisionin “El Larguero” për atë që ka ndodhur para derbit të Madridit.

“Ne po ecnim nëpër Civitas Metropolitano, ishte një grumbullim i tifozëve të Atletico Madird dhe ne qëndruam për ta parë. unë kam qenë tifoze e Atleticos që kur kam lindur. Papritur filluan të ofendonin me të madhe. Dhe në fillim, nuk e denim se ishte për shkak të nesh. Shikova përreth se mendova mos po u drejtoheshin dikujt tjetër. Nuk do ta kisha marrë me mend se ishte për shkak të mbesës time. Më pas erdhi një person dhe më goditi në krah duke më thënë që të largohesha nga këtu ose do ta vrasim vajzën e mallkuar.

Më pas shikoj e dëgjoj shumë ofendime, një turm e madhe njerëzish që drejtonin me gisht nga vajza, duke e fyer e duke i kënduar kore ofenduese. Ajo u tremb shumë dhe unë e nxora samë shpejtë të ishte e mundur nga aty. Natën e parë ajo ishte aq shumë e frikësuar, sa i dilte gjumi natën dhe mendonte se mos do e sulmonin, ka pasur shumë makthe. Ajo më tha që të mos e çoja më në stadium”, është shprehur tezja e vajzës./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!