“Demat” gjermanë të Leipzig kanë vazhduar ecurinë pozitive, teksa mbrëmjen e kësaj të mërkure, djemtë e teknikut Marco Rose kanë mundur me rezultatin 2 me 3, skuadrën e Wehen, në përballjen e vlefshme për raundin e 1/32-ve të Kupës së Gjermanisë, DFB Pokal.
Për “demat” golat u shënuan nga suedezi Emil Forsberg, në minutën e 7’ të sfidës dhe talenti slloven, Benjamin Sesko, i cili shënoi një dopietë në minutat 18’ e 70’, ndërsa për vendasit e Wehen golat i shënoi 27-vjeçari kroat, Ivan Prtajin, në minutat 41’ e 73’, për të “vulosur” rezultatin e përgjithshëm 2 me 3.
Ndërkaq, në përballjet e radhës, skuadra e Wehen do të përballet me atë të Hannover, në kategorinë e dytë gjermane, ndërsa “demat” e Leipzig do të udhëtojnë drejt transfertës së vështirë të Bayern Munich, në “Allianz Arena”. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: