Policia e Lushnjës ka arrestuar disa ditë më parë Artan Tafanin, të riun e shpallur në kërkim si autor i grabitjes së një exchange në zonën e Astirit në Tiranë.
Nga rrëfimi i Tafanit, i cili është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë janë zbardhur 6 vrasje, 2 në Greqi, në Tiranë, Elbasan dhe Berat, raporton gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra.
Janë firmosur 15 urdhër-arreste dhe po kryen kontrolle në disa qytete.
Në mesin e personave që ka përmendur Tafani si autorë vrasjesh janë edhe emra të njohur të botës së krimit.
Që prej identifikimit policia ka pasur dyshime të përfshirjes së Tafanit në aktivitet të theksuar kriminal, pjesë e një grupi me bazë në disa qytete.
Sipas burimeve ai është mbajtur në vëzhgim për disa kohë dhe më pas është ndërhyrë për ta arrestuar në Lushnje, aty ku edhe banonte. Prangosja e tij është mbajtur sekret nga policia për shkak të hetimeve dhe rrëfimeve që po bënte për ngjarjet kriminale deri në momentin që do të faktoheshin thëniet e tij. Këtë të mërkurë i është komunikuar masa e sigurisë në gjykatën e Tiranës dhe në vijim pritet t’i komunikohen edhe 2 masa të tjera, në Lushnjë dhe në Elbasan për ngjarjet ku ai është i përfshirë si autor.
Ngjarja për të cilën Tafani u shpall në kërkim ndodhi në qershor të këtij viti, ndërsa në pranga pas ngjarjes ra Enio Mecaj./abcnews.al