Pas orë pas atentatit në Dukagjin ku mbeti i vrarë, Zeg Guri dhe mbeti i plagosur rëndë djali i tij, Gjin Guri, ky i fundit pasi është dërguar në urgjencën e Shkodrës është nisur drejt Tiranës.
Po ashtu ambulanca ka çuar në morg trupin e viktimës.
Sipas burimeve, shënjestër e këtij atentati mendohet të ketë qenë Gjin Guri. Shkak paraprakisht dyshohen konfliktet për kultivimin e narkotikëve.
Gjin Guri është një emër i njohur për drejtësinë. Ai ka qenë i dënuar me 7 vite burg për kanosje dhe armëmbajtje pa leje. Në vitin, 2015, u arrestua pasi qëlloi me armë zjarri ndaj policisë që ushtronte kontrolle për kanabis në zo ën e Dukagjinit, ndërsa në 15 nëntor të vitit 2021, në lokalin e tij në Malin e Shoshit u vendos tritol.
Në drejtim të Dukagjinit janë nisur drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, shërbime të Repartit Special RENEA dhe FNSh-së, ekspertë kriminalistë dhe specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda nga Departamenti për Policinë Kriminale në DPPSh, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./abcnews.al