“Nga kompleksi i 17 majit, Basha nuk u ul në tavolinë me Ramën” Bardhi: Situata e opozitës mund të zgjasë përtej 2025

schedule21:05 - 27 Shtator, 2023

schedule 21:05 - 27 Shtator, 2023

Kreu u grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, i ftuar në “Real Story” ndër të tjera tha se zgjidhja e konfliktit dhe procesi i riorganizimit të PD mund të zgjasë edhe përtej 2025.

Duke qëndruar të bashkimi në një tavolinë i opozitës, Bardhi tha se nuk ka asgjë të keqe që të ulesh dhe të diskutosh, duke marrë shembull rastin e tij në vitin 2020 për Reformën Zgjedhore, ku ul në një tavolinë me Ramën, pasi Basha nuk preferoi duke pasur kompleksin e 17 majit.

Bardhi shtoi se beteja në PD ka bërë vetëm ai dhe i ka bërë në kohën, duke theksuar se bëtaja e zgjedhjeve të 14 majit ishte e gabuar.

“Procesi mund të zgjasi përtej 2025, në varësi së si shkon kohëzgjatje e konfliktit. E rëndësishme është të bëjmë si fillim funksionale opozitën. Të ulemi në tavolinë dhe të  diskutojmë me njëri – tjetrin se cfarë duam të arrijmë, ndoshta kemi objektiva të ndryshme. Mua nuk më pis askush sa kohë i qëndroj parimeve të mia.

Unë jam ulur në tryezë edhe me Ramën në vitin 2020, në kudër të reformës zgjedhore, Basha shkoi në një vizitë në Kosovë, nga kompleksi i 17 majit dhe më dërgoi në si përfaqësues i PD.

Ai tha idetë e veta, unë thash të miat, u ndam, nuk gjetëm dakordësi. Fakti  që t’i ulesh me kundërshtarin nuk të bën pis dhe nuk të jep ngarkesë që unë të ulem dhe të ndaj qëndrimet e përbashkëta me kampin opozitar.

Nuk ka një të dytë në PD, që të ketë bërë betejë në PD dhe e kam bërë betejën në kohën e duhur. Beteja në zgjedhje për mua ka qenë betejë e gabuar.

Unë nuk mund të pranoj që gjatë fushatës së 14 majit, në portalin që kemi ne nga 136 mesazhe ishin kundër Berishës dhe një kundër Edi Ramës, unë këtë nuk mund ta pranoj.

Unë them shuajmë konfliktin, mund të gjejmë zgjidhje, pra është një rrugë për t’u provuar. Unë nuk mund ta garantoj se çfarë rezultati do të ketë, por është e vetmja rrugë që ka opozita.

Zgjidhja tjetër, zihemi me njëri tjetrin dhe të lemë qeverinë të keqqeverisë me rahati.

Kryeministri ka një vit e ca që nuk vjen në parlament dhe nuk vjen në parlament pasi nuk ka opozitë,
“ u shpreh Bardhi. r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!