Gjatë rrëfimit të saj, në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, vajza Jorgjie Trujës, e para soliste e muzikës klasike në Shqipëri, Takuina Truja, ka zbuluar vështirësinë që mamaja ia nxirrte në pah.
“E vetmja gjë e vështirë ishte kur unë nuk isha veshur në rregull, donte që unë të isha e kuruar”, u shpreh ajo.
Më tej, Takuina tregoi se nëna e saj ka qene shumë mikeshë me bashkëkohëset e saj të njohura, si Tefta Tashko apo Marije Kraja.
“Mamaja ishte mike me të gjitha, Tefta Tashkon, Marije Krajën dhe Lola Gjokën. Më vjen keq që ikën me radhë, por që është jeta ajo që bëheshe. Në shtëpi kam shumë fotografi të tyre së bashku. Kudo ishin bashkë”, shtoi ajo./abcnews.al