Pas fitores në fundjavë ndaj skuadrës së Verona, “kuqezinjtë” e Milan kërkojnë të ruajnë ecurinë pozitive në kampionat, teksa në transfertën e “Unipol Domus” do të ndeshen me vendasit e Cagliari, në përballjen e vlefshme për javën e 6-të të Kampionatit italian të futbollit, Serie A.
Përsa i përket formacioneve, tekniku Claudio Ranieri e ka rreshtuar Cagliari-n e tij, me formulën 3-5-2, ku në portë është vendosur, Radunovic e para tij në mbrojtjes, Dossena, Chatzidiakos e Wieteska. Në mesfushë nga e djathta në të majtë janë pozicionuar, Zappa, Nandez, Makoumbo, Sulemana e Augello, ndërsa sulmi përbëhet nga dyshja, Petegna-Luvumbo.
Në krahun tjetër, tekniku Stefano Pioli i ka rreshtuar “kuqezinjtë” e tij, me formulën e zakonshme 4-3-3, mirëpo nuk ka munguar as rotacioni, ku në portë është vendosur italiani, Sportiello. Në krahët e mbrojtjes janë Theo Hernandez e Florenzi, me qendrën që mbulohet nga Thiaw e Tomori. “Dirigjimi” i lojës në mesfushës i është besuar treshes Loftus-Cheek, Adli, Rejinders, ndërsa “tridenti” i sulmit plotëohet nga Chukwueze, Okafor e Pulisic. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: