Pas dëbimit nga Koreja e Veriut, ushtari amerikan në paraburgim në SHBA

schedule15:46 - 27 Shtator, 2023

schedule 15:46 - 27 Shtator, 2023

Ushtari amerikan Travis King, i cili u lirua nga autoritetet në Korenë e Veriut pasi shkeli kufirin është në paraburgim, sipas zyrtarëve amerikanë. Koreja e Veriut njoftoi ditën e sotme deportimin e ushtarit amerikan Travis King.

Agjencia Qendrore e Lajmeve e Koresë së Veriut tha të mërkurën se autoritetet e Koresë së Veriut kanë përfunduar marrjen në pyetje të Travis King.

King u lirua më 10 korrik dhe po dërgohej në shtëpi në Fort Bliss, Teksas, ku mund të përballej me disiplinë shtesë ushtarake dhe shkarkim nga shërbimi. Ai u shoqërua deri në doganë, por u largua nga aeroporti para se të hipte në avion.

Kufiri midis dy Koreve është shumë i fortifikuar, por në Zonën e Përbashkët të Sigurisë, kufiri shënohet vetëm nga një ndarës betoni i ulët dhe është relativisht i lehtë për t’u kaluar, pavarësisht pranisë së ushtarëve nga të dyja anët.

/abcnews.al