Gjykata në New York: Donald Trump ka mashtruar

schedule23:29 - 26 Shtator, 2023

schedule 23:29 - 26 Shtator, 2023

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kryer mashtrim, ka konstatuar një gjykatës në New York, raportoi të martën BBC-ja.

Siç ka bërë të ditur ai, Trumpi në mënyrë të përsëritur ka keqinterpretuar pasurinë e tij deri në 3.6 miliardë dollarë te bankat dhe siguruesit.

Vendimi zgjidh një pretendim kyç të bërë nga prokurorja e përgjithshme e New Yorkut në padinë e saj civile kundër ish-presidentit.

“Dokumentet këtu përmbajnë qartë vlerësime mashtruese që të pandehurit i përdornin në biznes”, ka thënë gjyqtari.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!