10-vjeçarja thyen rekordin botëror për krijimin e një tabele shahu me sy të lidhur

schedule08:37 - 26 Shtator, 2023

schedule 08:37 - 26 Shtator, 2023

Një shahiste 10-vjeçare nga Malajzia theu një rekord botëror në këtë sport duke vendosur një tabelë shahu në vetëm 45,72 sekonda ndërsa kishte sytë e lidhur.

Rekordet Botërore Guinness njoftuan se Punithamalar Rajashekar, ylli i ekipit të saj të shahut në shkollë, është mbajtësja e re e rekordeve për kohën më të shpejtë për të rregulluar një set shahu me sy të lidhur.

Rajashekar, e cila filloi të luante shah në moshën 5-vjeçare, tha se ajo studioi videot e rekordmenëve të mëparshëm për të studiuar teknikat e tyre përpara se të merrte rekordin.

Vajza është anëtare e regjistruar e FIDE, Federata Ndërkombëtare e Shahut.

Babai im është trajneri im,” i tha ajo Guinness World Records, “dhe ne luajmë së bashku pothuajse çdo ditë“./abcnews.al