Robert Menendez do të kandidojë sërish si senator i Nju Xhersit pavarësisht akuzave për korrupsion

schedule16:29 - 25 Shtator, 2023

schedule 16:29 - 25 Shtator, 2023

Senatori amerikan Robert Menendez do të mbajë një konferencë shtypi në kontenë Hudson, ku filloi karrierën e tij politike. Kjo është dalja e tij e parë publike pas akuzave federale për korrupsion.

Menendez nuk pritet të japë dorëheqjen, sipas New Jersey Globe. Në fakt, ai do të deklarojë se do të kandidojë për rizgjedhje në vitin 2024.

Deklarata e Menendez vjen pas thirrjeve nga guvernatori i Nju Xhersit, Phil Murphy dhe një grup demokratësh të lartë, të cilët kanë kërkuar publikisht dorëheqjen e tij.

Andy Kim, një kongresmen me tre mandate dhe ish-zyrtar i Shtëpisë së Bardhë të Obamës, njoftoi të shtunën se do të kandidojë kundër Menendez në zgjedhjet paraprake demokrate.

Menendez dhe gruaja e tij akuzohen, veçanërisht, se kanë marrë dhurata (para, shufra ari, etj) në shumën totale të qindra mijëra dollarëve nga tre biznesmenë që operojnë në zonën e Nju Xhersit midis 2018 dhe 2022, me qëllim që të promovojnë interesat e tyre duke përdorur ndikimin politik të Menendezit.

Menendez dhe gruaja e tij, Nadine, me të cilën ai është i martuar që nga viti 2020, do të të paraqiten në gjykatën federale të Manhattan më 27 shtator, tha një zëdhënës i prokurorit.

Kujtohet se më herët, në vitin 2015, Robert Menendez ishte përballur me akuza për korrupsion (konkretisht, ai ishte akuzuar se ofronte favore politike duke marrë dhurata në këmbim). Megjithatë, ai rast përfundimisht nuk çoi askund, pasi juria nuk mund të merrte një vendim.