Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ende nuk dihet shkaku i helmimit të nxënësve në Postribë

schedule14:10 - 5 Tetor, 2019

schedule 14:10 - 5 Tetor, 2019

Helmimi i nxënësve të shkollës së Postribës në Shkodër ka ndodhur pasditen e së enjtes. Në urgjencë u paraqitën më shumë se 50 raste, disa prej tyre në gjendje të rëndë për shëndetin. Por ende nuk ka dalë një rezultat që të tregojë çfarë e shkaktoi këtë intoksikim të fëmijëve. 

Fëmijët e helmuar në Postribë po mbahen në vëzhgim të rreptë këtu në spitalin e Shkodrës.

Kurse personeli në repartin e infektivit është më në gatishmëri se herët e tjera.

Në dy ditët e alarmit më shumë se 50 fëmijë u paraqitën në urgjencë me temperaturë, të vjella dhe dhimbje barku. Disa prej tyre u rikthyen në urgjencë.

Prindërit u qëndrojnë te koka fëmijëve të tyre. Ata besojnë se helmimi u ka ardhur nga ushqimet që përgatiten pranë shkollës. Ky burrë thotë se nuk është nga Postriba, por vajza e tij i kërkoi një hamburger kur ai po kalonte pranë shkollës.

Fast-foodi i cili ndodhet në oborrin e shkollës së mesme të bashkuar në Postribë është i mbyllur.

AKU i vendosi kyçin vetëm një natë pas ngjarjes.

Edhe uji i pijshëm u ndërpre në shkollë si një masë emergjente deri në daljen e rezultateve të analizave.

Situata e krijuar në Postribë është shoqëruar me enigma orë pas ore. Pritet përgjigja e Drejtorisë së Shëndetit Publik dhe e AKU sëbashku për të mësuar shkakun e helmimit të fëmijëve. Kurse prokuroria dhe policia ka nisur hetimet paralele.

Gazetar i ABC News, Shkodër:  Simon Shkreli

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!