Maratona e Berlinit/ Tigst Assefa shkruan historinë, thyen pas 22 vitesh rekordin botëror

schedule19:54 - 24 Shtator, 2023

schedule 19:54 - 24 Shtator, 2023

Etiopiania, Tigst Assefa “eklipsoi” maratonomakun, Eliud Kipchoge në Berlin, me 26-vjeçaren që hyri në historinë e “Maratonës së Berlinit”, duke vendosur një rekord botëror të pabesueshëm, duke e kaluar vijën e finishit me kohën 2.11:53.

Assefa, e cila befasoi vitin e kaluar me fitoren e saj në qytetin gjerman, donte të gdhendte emrin e në historinë e “Maratonës së Berlinit|, ku ishin thyer rekorde të ndryshme për meshkujt, ndërsa për femra rekordi i fundit ishte vendosur në vitin 2001 nga japonezja Naoko Takahashi.

Kipchoge nga ana e tij nuk mundi të përmirësonte rekordin botëror që arriti vitin e kaluar, por emri i tij do të lidhet përgjithmonë me Berlinin, pasi shënoi suksesin e pestë në rrugët e qytetit gjerman, diçka që asnjë sportist në histori nuk e ka arritur. Në fakt, keniani ia kalon një tjetër “legjende” të këtij sporit, etipoianit Haile Gebrselassie, i cili e kishte fituar katër herë këtë garë. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!