Pritej të ishte një përballje spektakolare dhe ashtu rezultoi. “Topçinjtë” e Arsenal dhe rivalët e tyre të përbetuar, Tottenham, nuk shkuan më shumë se barazimi 2 me 2, në “Emirates Stadium”, mesditën e së dielës, në përballjen e vlefshme për javën e 6-të të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League.
Nga 2 gola në secilën pjesë mjaftuan për të vendosur rezultatin e përgjithshëm, 2 me 2, mes këtyre dy skuadrave, ku sipari u çel nga “topçinjtë”, pas një autogoli të mbrojtësit të Spurs, Christian Romero, në minutën e 26’-të të sfidës dhe vetëm 16 minuta më vonë, “bomberi”, koreano-jugor, Heung-Min Son rivendos baraspeshën në “Emirates”.
Me fillimin e pjesës së dytë të lojës, “topçinjtë” e Mikel Arteta hidhen menjëherë në sulm në kërkim të golit të avantazhit, gol të cilin e gjetën falë “fantazistit”, Bukayo Saka në minutën e 54’-t të sfidës, me anë të një 11-metërshi dhe vetëm 1 minutë më vonë, koreano-jugori, Heung-Min Son çon në rrejtë një pasim fantastik të Maddison, duke “vulosur” rezultatin, 2 me 2.
Me këtë barazim pozitat e të dyja skuadra në tabelë nuk ndryshojnë në raport me njëra tjetrën, me Tottenham, që ndodhet në vendin e 4-t të tabelës, me 14 pikë, po aq sa “topçinjtë” e Arsenal, por që ndodhen në vendin e 5-të për shkak të golavarazhit. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Autogoli i Christian Romero, 1-0:
Goli i Heung-Min Son, 1-1:
Goli i Bukayo Saka, 2-1:
Goli i Heung-Min Son, 2-2: