Pak minuta më parë një fabrikë bojërash është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë- Durrës, në afërsi të Maminasit.
Nga zjarri është përfshirë e gjithë pjesa e pasme e fabrikës, ndërsa dhjetëra forca zjarrfikëse kanë mbërritur dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve.
Gazetari i ABC News, Leonidha Musaj raporton se pritet që në fabrikë pritet të ketë shpërthime të njëpasnjëshme, për shkak të një lënde djegëse që përdoret për përpunimin e bojërave,
Në vendin e ngjarjes pak minuta më parë ka mbërritur edhe ministri i Brendshëm, Taluant Balla.
Ndërkohë siç është bërë me dije, kalimi është devijuar në rrugë dytësore, pasi policia ka bllokuar dy anët e autostradës./abcnews.al