Barcelona ka marrë një fitore fantastike me përmbysje ndaj Celta Vigo në “Camp Nou”.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e miqve, pasi në minutën e 19’ ishte Larsen që hapi sfidën.
Barcelona tentoi në çdo moment të gjente golin, por Celta arriti të shënonte edhe të dytin në minutën e 76’ me anë të Douvikas duke shuar shpresat.
Duke mos pasur asgjë për të humbur, Barça del e gjitha në sulm dhe në atë moment fillon përmbysja e madhe. Në minutën e 81’ ishte Lewandowski i cili rihap lojën pas një asistimi nga Joao Felix. 5 minuta më vonë, në të 86’, ishte përsëri Lewandowski pas asistimit të Joao Cancelo që barazon shifrat. Por duke e merituar totalisht, portugezi Cancelo shënon golin e fitores në minutën e 89’, duke çuar të gjithë stadiumin në peshë.
Me këto tre pikë të fituara, Barça renditet në vendin e parë me 16 pikë./h.ll/abcnews.al