Shtyhet Reforma Zgjedhore/ Kume: Pjesë e procesit duhet të bëhen dhe qytetarët

schedule18:27 - 22 Shtator, 2023

schedule 18:27 - 22 Shtator, 2023

Ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume ka deklaruar se pjesë e procesit të Reformës Zgjedhore duhet të bëhen dhe qytetarët.

Vështirë se ajo çfarë ka ndodhur të na bëjë optimistë, por do të bëhet gjithçka ç’ka deklarohet. Duhet që ne vetë të organizohemi për të qene pjesë e këtij procesi, duke qene pjesë e procesit brenda sistemit, nënkuptojmë të drejtën e zgjedhësve shqiptarë për të propozuar projektligje në qoftë se ata bëhen bashkë 20 mijë veta. Pra, duke qene pjesë e procesit ne rrisim shanset, rrisim mundësitë dhe ky proces i reformit të kodit zgjedhor të jetë i suksesshëm dhe të shkojë atje ku ne të gjithë dëshirojmë. E quaj të nevojshme një organizim të tillë të punës, për të mos e lënë të gjithë punën si diçka që zhvillohet brenda mureve të Kuvendit të Shqipërisë”, u shpreh ai në “Special Report”.

Më tej, lidhur me propozimet e Partisë Demokratike për Reformën Zgjedhore, Kume tha se nuk i jep shije entuziaste platforma e saj.

Sipas tij, nuk janë çështje që ne duhet t’i trajtojmë në Reformën Zgjedhore, por janë çështje të domosdoshme për t’u trajtuar në kuadër të punëve që duhen bërë për formimin e legjislacionin në përgjithësi.

Nga ato që kam marrë informacion për ndryshimet që kërkon Partia Demokratike të bëjë në legjislacionin tonë, vërej diçka e cila nuk më jep shije entuziaste. Nuk ka pse të trazohet me njëra-tjetrën, ajo ç’ka duhet të bëhet ndryshime legjislacioni që si i përket dhe i trajton problemet në proceset zgjedhore me atë që ka të bëjë me sistemin në përgjithësi, siç është për shembull, zgjedhja e presidentit nga populli dhe kështu me radhë, vettingu i politikanëve dhe kështu me radhë. Por nuk janë çështje që ne duhet t’i trajtojmë në Reformën Zgjedhore, por janë çështje të domosdoshme për t’u trajtuar në kuadër të punëve që duhen bërë për formimin e legjislacionin në përgjithësi, e thënë në mënyrë të vazhdueshme, jo vetëm nga unë, por dhe nga të tjerë, nëse gjërat do të jene tepër të detajuara dhe jo ashtu të tepërta, merr përsipër të bësh gjithçka dhe në fund nuk bën asgjë”, shtoi Kume./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!