Heung-min Son është një nga lojtarët kryesorë të Tottenham. Sulmuesi korean ka pasur shpesh oferta, por londinezët nuk heqin dorë kollaj prej tij. Së fundmi në lidhje me të ka folur menaxheri Thies Bliemeister. Në programin “Si gonfia la rete” në Radio Marte ai është shprehur se do dëshironte të transferonte ndonjë lojtar te Napoli.
“Asnjëherë nuk kam transferuar lojtarë te Napoli, por do të dëshiroja për shkak se lojtari im i preferuar, Maradona, ka luajtur për ta. Kam biseduar me drejtuesit e Napolit në të shkuarën. Ata nuk janë më në klub tani. Do përfitojë nga dy përballjet që kanë më Sazlburg për të folur me ta”, shprehet Bliemeister fillimisht.
Ai nuk përjashton edhe kalimin e Son te klubi italian, por e bën të qartë se një operacion i tillë merkatoje nuk është i lehtë. Gjithsesi e lë të hapur mundësinë, me Napolin që nga ana tjetër do të duhej të paguante një mal me para për sulmuesin e Tottenham.
“Sa i takon Son te Napoli, përse jo? Nuk mund të thuash kurrë kurrë në futboll. Son e pëlqen Italinë, ushqimin dhe njerëzit atje. Nuk është e lehtë ta marrësh atë nga Tottenham, pasi ai kushton shumë. Por një ditë, kush e di?”, është shprehur menaxheri i Son. /abcnews.al